Reagoni ashpër Tirana

Futboll

Reagoni ashpër Tirana

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:12
Reagoni ashpër Tirana

Klubi i Tiranës ka reaguar me një postim në faqen zyrtare vetëm disa orë pas fitores ndaj Vllaznisë.  Në këtë deklaratë Tirana u bën thirrje mediave të mos aludojnë mbi të ardhmen e trajnerit dhe futbollistëve apo të diskutojnë vlerat e tyre, klubi bardheblu këshillon edhe ish trajnerë të ftuar në studio televizive të mos thonë gjëra të pavërteta dhe të ruajnë etikën profesionale. Mjaftoi një humbje ndaj Teutës që te Tirana të prishej qetësia aq sa të vihej në diskutim edhe e ardhmja e Egbo.

“Klubi i Futbollit Tirana reagon përballë fjalëve të pavërteta të thëna shpesh në media. Për arsye të ndryshme dhe të çuditshme, trajneri dhe lojtaret janë vënë në diskutim për vlerat, rëndësinë dhe të ardhmen tek Tirana. Kjo skuadër për gjithçka ka dhënë, meriton respekt.

Në asnjë moment, askush nuk është vënë në diskutim, përkundrazi po punohet për të ardhmen dhe rinovimet.  Ftojmë mediat sportive të mos bien pre e menaxherëve me emra futbollistësh të sponsorizuar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova apo dhe kudo tjetër.

Ftojmë gjithashtu trajnerë dhe ish-trajnerë të ftuar në studio televizive, të ruajnë etikën profesionale për të mos aluduar, abuzuar dhe krijuar situata imagjinare të cilat tentojnë të prishin klimën e qetë në skuadër. Stafi teknik dhe të gjithë futbollistët pa përjashtim janë të përqendruar maksimalisht tek objektivat e këtij sezoni”, shkruhet në deklaratën që klubi i Tiranës ka publikuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat