Trajneri dhe tre futbollistë të skuadrës turke dalin pozitiv me koronavirus

Futboll

Trajneri dhe tre futbollistë të skuadrës turke dalin pozitiv me koronavirus

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:15
Ilustrim

Skuadra turke “Akhisarspor” që luan në ligën e parë turke ka marrë një lajm të keq pas testeve të bëra për koronavirus.

Sipas mediave turke tre futbollistë dhe trajneri i kësaj skuadre kanë dalur pozitiv me koronavirus.

Presidenti Fatih Karabulut tha, “Sipas rezultateve të testit, 3 nga futbollistët tanë ishin pozitivë. Ne bëmë testin e dytë për të verifikuar në mënyrë specifike. Ne po presim për rezultatet. Jemi në kontakt me Drejtorinë e Shëndetit Provincial dhe Federatën e Futbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat