Haaland i siguron vendin e dytë Dortmundit, Werderi i Rashicës me shpresa të venitura

Futboll

Haaland i siguron vendin e dytë Dortmundit, Werderi i Rashicës me shpresa të venitura

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 00:16
Foto

Borussia e Dortmundit siguron matematkisht vendin e dytë në Bundesligë një javë para mbylljes së kampionatit. Verdhezinjtë fituan 0-2 ndaj Leipzigut, që ishte rivali i drejtpërdrejtë për këtë pozicion. Në “Red Bull Arena” skena ishte e gjitha për Erling Haaland, që shënoi dy golat e sfidës, një në çdo pjesë. Talenti norvegjez e tundi fillimisht rrjetën në minutën e 30-të, ndërsa të dytin e realizoi në të tretën shtesë.

Bayerni i Mynihut, edhe pse e kishte fituar zyrarisht titullin, nuk toleroi ndaj Frieburgut, duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Robert Lewandowski realizoi një dygolësh me mjaft vlerë në garën për Këpucën e Artë, duke shkuar në kuotën e 33 finalizimeve në po kaq ndeshje.

Leverkuseni humbet terren ndaj Gladbachut (fitoi 1-3 ndaj Paderbornit) për ventin e katërt, pasi u dorëzua 2-0 përballë Herthas së Berlinit, ndërsa Wolfsburgu me suksesin 1-4 ndaj Schalkes siguroi pjesëmarrjen në Europë (49 pikë). E njëjta gjë edhe për Hoffenheimin (po 49 pikë), që shkatërroi 4-0 Union Berlinin.

Sa i përlet luftës për mbijetesë, Werder Bremeni, me humbjen 3-1 ndaj Mainzit, është thuasje i rënë në Bundesligën 2. Skuadra e Rashicës (futbollisti “dardan” ishte në stol) ka një shpresë për të luajtur në play out, por duhet të fitojë takimin e fundit ndaj Këlnit dhe Dusseldorfi të humbasë në fushën e Union Berlinit. Kërto janë rezultatet e javës së 33-të:

Java 33

Bayern Munich – Freiburg 3-1

Dusseldorf – Augsburg 1-1

FC Koln – Eintracht Frankfurt 1-1

Hertha Berlin – Bayer Leverkusen 2-0

Hoffenheim – Union Berlin 4- 0

Mainz – Werder Bremen 3 – 1

Paderborn – B. Monchengladbach 1-3

RB Leipzig – Dortmund 0-2

Schalke – Wolfsburg 1-4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat