Tensione

Futboll

Tensione

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 16:01
Sarri

Atmosfera në shtëpinë e Juventus-it nuk është aspak e mirë.

Humbja e pësuar në finalen e Kupës së Italisë po krijon më shumë probleme nga sa ishte parashikuar. Në fillim fërkimi mes Sarri-t dhe Cristiano Ronaldo-s, tani një përplasje mes trajnerit dhe Miralem Pjanic.

Sipas La Stampa-s, në fakt, Maurizio Sarri ka vendosur ta përjashtojë boshnjakun nga formacioni titullar për rifillimin e kampionatit pas dy paraqitjeve negative në dy ndeshjet e Kupës së Italisë.

Në Bologna, rolin e regjisorit duhet ta mbulojë Rodrigo Bentancur, me Ramsey dhe Matuidi në krahët e tij.

Nga sa mësohet, marrëdhënia mes Sarri-t dhe Pjanic është prishuar prej kohësh, por në javët e fundit duke se gjakrat janë nxehur mes të dyve gjatë një seance stërvitore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat