Ademi -  COVID 19 e çoi sportin mbrapa

Futboll

Ademi -  COVID 19 e çoi sportin mbrapa

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:13
Ademi -  COVID 19 e çoi sportin mbrapa

Ish gazetari i sportit aktualisht trajneri i shquar i të rinjve pranë KF “Fortuna 2009”, Safet Ademi, thotë se pandemia e koronavirusit pati pasoja edhe ndaj fëmijëve që mereshin me sport deri në futjen e kufizimeve të lëvizjevem ndërsa tek një numër i madh të tyre janë dobësuar aftësitë e tyre motorike sepse u detyruan të rrinin në shtëpi dhe nuk u lejohej të zhvillonin aktivitet sportive.

“Padyshim që vihet re tek shumë fëmijë, por edhe tek sportistët më të vjetër, se ky pushim ndikoi në strukturën e tyre mendore, dhe gjithashtu në një masë të madhe edhe në  aftësitë e tyre motorike. Duke marrë parasysh që sportistët janë aktivë për një mesatare prej pesë deri në gjashtë orë në javë dhe kur këtë e shumëzojmë  për disa javë, fitojmë një rezultat negative dhe se është bërë një hap i madh mbrapa për shumë sportistë veçanërisht tek fëmijët” – thotë profesori Safet Ademi, i cili është edhe drejtues i Shkollës së Futbollit “Fortuna 2009” nga Shkupi.

Sipas tij të gjithë mezi presin rifillimin e garave të futbollit dhe kthimin në fushë. Ai është i vetëdishëm se cdo gjë varet nga vendimet e organeve kompetente për përballje me COVID-19. 

“Shumë shpejtë zyrtarët për përballjen me COVID-19, duhet të marrin vendime për lehtësimin e masave për sport e veçanërisht ato të sporteve ekipore. Shpresojmë që do të vazhdojmë të planifikojmë seanca stërvitore dhe gara normalisht këtë verë.  Fatkeqësisht, një numër i madh i turneve jo vetëm në vend por edhe në Evropë u anuluan, ku fëmijët tanë duhej të merrnin pjesë. Ekipet që duhet të luajnë në garat evropiane do duhet të jenë të gatshme për ato përballje. Sigurisht, ne do të jemi të kënaqur me pjesëmarrjen të paktën në  disa nga turnet vendas apo kampionatet që do të jenë në gjendje të zhvillohen në të ardhmen e afërt” - thekson ai.

Sipas tij  një e mirë në të gjithë këtë të keqe është ajo se shumë të rinjë nuk kanë hequr dorë nga sporti.
“Kjo situatë me COVID-19, na ka ndihmuar të gjithëve të kuptojmë se mënyra jonë e të jetuarit pa sport thjesht humb kuptimin e saj. Pa frymën konkurruese te fëmijët si dhe tek të rriturit por edhe pa atmosferën e tifozëve, kemi një hendek të madh në emocione gjatë këtij pushimi të shkaktuar nga virusi” - thotë trajneri dhe gazetari i sportit Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat