Murati dhe Nafiu rinovojnë kontratat me Shkëndijën

Futboll

Murati dhe Nafiu rinovojnë kontratat me Shkëndijën

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:17
Murati dhe Nafiu rinovojnë kontratat me Shkëndijën

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Shkëndijës së Tetovës. Pas zëvendësimit të Gledit Mici që u largua nga klubi tetovar me rikthimin në skuadër të Egzon Bejtullait, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me dy lojtarë shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Mevlan Murati dhe sulmuesin anësor Valmir Nafiu.

Të dy futbollistët kanë pranuar të vazhdojnë projektin që kanë nisur me skuadrën që drejtohet nga Ernest Gjoka dhe nuk do të jenë pjesë e Shkëndijës vetëm në sezonin e ri atë 2020-2021 por edhe gjatë viteve në vazhdim, pasi Murati ka firmosur për 3 vite me kuqezinjtë tetovarë ndërkohë që kontrata e re e Valmir Nafiut është 1+1, pra një-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat