Skuadra turke Fenerbahçe vazhdon t’i përcjell futbollistët shqiptar.
Pas paraqitjes shumë të mirë të sulmuesit Vedat Muriqi që tashmë është shndërruar në njërin nga futbollistët kryesor tek Feneri, kjo skuadër ka piketuar një tjetër futbollistë shqiptar.
Mediet turke raportojnë se Fenerbahce është duke e ndjekur sulmuesin shqiptar Omer Imeri.
Ky i fundit aktivizohet me Shkëndijën e Tetovës, teksa luan edhe me kombëtaren e Shpresave të Shqipërisë.
Skautët e Fenerbahces e kanë studiuar sulmuesin 20-vjeçar dhe ia kanë sugjeruar atë drejtuesve të klubit. “Hurriyet” raporton se Imeri pëlqehet nga klubi turk dhe do të ishte një investim për të tashmen dhe të ardhmen.