Super Milot Rashica, Bremen trefishon epërsinë

Futboll

Super Milot Rashica, Bremen trefishon epërsinë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 16:05
Rashica

Është duke u zhvilluar ndeshja e javës së fundit të Bundesligës ndërmjet Werder Bremen dhe Koln.

Vendasit kanë arritur të shënoj dy gola tjetër të shpejtë, duke trefishuar epërsinë.

Ylli kosovar, Milot Rashica arriti të shënoj golin e dytë në minutën e 28-të të ndeshjes, ndërsa 2 minuta më vonë ishte Fullkrug që arriti të trefishojë epërsinë e skuadrës vendase.

Kujtojmë që me këtë rezultat, skuadra e Werder Bremen siguron vendin për Play-Off, për shkak që Dusseldorf është duke pësuar humbje në ndeshjen ndaj Union Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat