Liverpool-i dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër talentin e Hoffenheimit - Bota Sot
Liverpool-i dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër talentin e Hoffenheimit

Futboll

Liverpool-i dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër talentin e Hoffenheimit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:11
Liverpool-i dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër talentin e Hoffenheimit

Liverpool-i dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër talentin e Hoffenheim, Nick Breitenbucher.

Sipas The Fuardian, Të Kuqtë dhe Blutë janë dy prej skuadrave të interesuara për 17-vjeçarin.

Ai nuk do të ishte i vetmi lojtar gjerman në akademinë e Të Kuqve, me adoleshentin Paul Glatzel që ka nënshkruar një kontratë në fillimin e këtij sezoni.

Puna e Liverpool-it në vitet e fundit është përqendruar te përforcimi i brezit të ardhshëm të ekipit të parë, me lojtarë si Harvey Elliott dhe Sepp van den Berg që janë grumbulluar me ekipin e parë para moshës 18 vjeç.

Tani Breitenbucher duket se është në listën e dëshirave të kampionëve të Anglisë pa luajtur asnjë ndeshje në futbollin profesionist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat