KEK-u prezanton nënshkrimin e parë

Futboll

KEK-u prezanton nënshkrimin e parë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:39
KEK-u prezanton nënshkrimin e parë

Arianit Behrami ka vazhduar kontratën me skuadrën e KEK’ut edhe për një vit.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e ekipit nga Obiliqi.

“Është knaqësi kur vazhdon me klubin ku je rritur, të themë të drejtën dashuria për klubin por edhe programi të cilin e ka prezantuar klubi tek unë më ka bërë mos të mendoj dy-herë për vazhdimin e kontratës. Unë premtoj angazhim maksimal si çdo herë tjetër. ” tha Arianit Behrami pas prezantimit.

Kurse, presidenti i KEK’ut, Besnik Mjeku tha se klubi që ai udhëheq është i vendosur të të ruajë futbollistët që vijnë nga qyteti i tyre.

“Klubi ka vendosur të bëjë gjithqka për ti mbajtur lojtarët vendor, dhe kemi synin që me lojtarët vendor e edhe me disa të tjerë të formojm një ekip të fort ” deklaroj Besnik Mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat