Aubameyang është një golashënues i lindur

Futboll

Aubameyang është një golashënues i lindur

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:29
Aubameyang është një golashënues i lindur

Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, shënoi golin e parë për “Topçinjtë” në sfidën ndaj Norwich, duke u asistuar nga një gafë e portierit Tim Krul.

Ky gol i Aubameyang ishte i 50-ti në Premier League në vetëm 79 sfida, duke u bërë lojtari që arrin më shpejt në një shifër të tillë. I dyti është legjenda Thierry Henry, i cili i arriti 50 gola në 83 sfida.

Më pas, vijnë Ian Wright, Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud.

Aubameyang është një golashënues i lindur dhe Arsenali po bën të pamundurën që të rinovojë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat