Messi e mbyll karrierën në shtëpi? “Edhe me Maradonan nuk e besonte njeri, por…”

Futboll

Messi e mbyll karrierën në shtëpi? “Edhe me Maradonan nuk e besonte njeri, por…”

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:46
Lionel Messi

E shkuara shpesh bëhet e ardhmja… Aty ku nis edhe mbaron. Kështu ndodh nëpër filma, përralla por edhe në jetën reale, në disa raste! Cristian D’Amico, zëvendës president i Neëell’s Old Boys në Argjentinë, foli për ëndrrën e klubit për kthimin e Lionel Messi në vendlindje në fund të karrierës:

“Nuk e di nëse do të jetë e mundur. E gjitha varet nga ai dhe familja e tij”, tha për TNT Sports. “Si drejtues duhet të sigurojmë kontekstin më të mirë të mundshëm për ta ndihmuar atë të marrë këtë lloj vendimi”.

“Kur Maradona arriti te Neëell, askush nuk e besonte. Shpresoj që diçka e tillë të ndodhë. Do të ishte një ëndërr jo vetëm për ne, por për çdo klub në botë. Koha do të tregojë nëse është e mundur, duhet të qëndrojmë të qetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat