Nuk po gjen hapësira në formacion

Futboll

Nuk po gjen hapësira në formacion

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:07
Nuk po gjen hapësira në formacion

Mançester Junajtid mund ta lërë të largohet Erik Beilin në huazim, me Valencian që ka shprehur interes për mbrojtësin. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka vuajtur dëmtimet e shumta, ku një lëndim në gju e mbajti për shumë kohë larg fushave të blerta.

Herri Meguajër dhe Lindelof është dyshja e preferuar e trajnerit të Mançester Junajtid Solskjaer në mbrojtje, dhe për Beilin duket sikur nuk ka hapësira në formacion.

Valencia ka shprehur interes të madh për mbrojtësin, dhe e dëshiron më çdo kusht.

Beili e njeh mirë La Ligan pasi ka luajtur me Viarrealin më përpara nga ku u transferua tek Mançester Junajitd në vitin 2016 për 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat