Talentet e dala nga klubet shqiptare janë në rritje, ndërsa njëri prej tyre është edhe Agim Zeka që në merkaton e janarit 2017 kaloi nga Skënderbeu te të rinjtë e Lille në Francë.
Djaloshi i lindur në Gjermani është prodhim i të rinjve të Prishtinës, ndërsa Lille e ka huazuar në disa klube për t’i dhënë më shumë minuta. Së fundmi lojtari është aktivizuar me Fortuna Sittard në Hollandë, ndërsa sipas medieve do e vijojë karrierën në Belgjikë.
Lille beson te aftësitë e 21 vjeçarit, kësisoj do e huazojë te Muscon në Belgjikë.
Pronarët e francezëve kanë blerë aksionet e klubit belg, duke e përdorur si ekip satelit për talentet nga mbarë Europa. Te belgët sëfundmi ka qenë këshilltar edhe Rudi Vata, ndërsa nuk dihet nëse do jetë sërish pas ndryshimeve të pronësisë.