Triumfi ndaj Liverpoolit tregon se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve – thotë Guardiola - Bota Sot
Triumfi ndaj Liverpoolit tregon se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve – thotë Guardiola

Futboll

Triumfi ndaj Liverpoolit tregon se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve – thotë Guardiola

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:38
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se mënyra sesi skuadra e tij e mundi Liverpoolin tregon se ajo është në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve.

City e shkatërroi 4:0 kampionin e ri të Premierligës në Stadiumin Etihad të enjten në mbrëmje dhe, derisa titulli në ligë i ka ikur nga dora tashmë, të kaltrit mund t’i fitojë dy trofe deri në përfundim të sezonit; FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Guardiola e përshkroi skuadrën e Jurgen Kloppit si skuadrën mbase më të mirë në botë për momentin, menjëherë pasi e mundi dhe tani shpresat e City për sukses janë rritur nga fakti se fituesi i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve është eliminuar tashmë nga kjo garë.

“Çdo ndeshje dallon prej tjetrës, por nuk mund ta mohoj se fakti se e mposhtëm Liverpoolin na jep… futbolli është ndjesi, plot momente. Nganjëherë disponimin e ke të lartë, e nganjëherë të ulët. Ne e mposhtëm mbase ekipin më të mirë në botë tani dhe mund t’ia dalim”, tha Guardiola.

Shorti për çerekfinale në Ligën e Kampionëve do të hidhet të premten, por City duhet së pari të kalojë gjigantin e La Ligës, Real Madridin, të cilin e mposhti 2:1 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu në shkurt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat