Barcelona triumfon edhe në CAS

Futboll

Barcelona triumfon edhe në CAS

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:45
Barcelona triumfon edhe në CAS

Nëse pak ditë më parë drejtësia u pajtua me klubin Blaugrana për një proces gjyqësor të ngritur nga vetë futbollisti, në të cilin kërkonte pagimin e një premiumi rinovimi, tani ka qenë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), që iu ka dhënë të drejtë katalanasve. Këtë herë për një padi të ngritur nga Santos.

Siç thuhet në njoftimin për shtyp, të lëshuar nga vetë klubi, “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka refuzuar plotësisht kërkesën e paraqitur nga Santos, në të cilën kërkohej pagesa prej 61.295.000 euro nga Barcelona si dëmshpërblim, me sanksionet përkatëse sportive, pas nënshkrimit të Neymar me gjigantët e La Ligas”.

CAS konsideron që kontrata midis Santos dhe lojtarit ishte ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Pra, Barcelona nuk e prishi marrëveshjen e transferimit kur pagoi shuma shtesë për babanë e lojtarit dhe për kompaninë N&N.

E thënë ndryshe, Barcelona nuk bëri asnjë mashtrim financiar kur nënshkroi marrëveshjen paraprake me Neymar, as kur nënshkroi marrëveshjen e transferimit me Santos.

Rezoluta e CAS dënon Santos që të paguajë shpenzimet procedurale të Barcelonës, një shumë prej 20.000 frangash zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat