Chelsea i gatshëm ta shesë Jorginhon këtë verë

Futboll

Chelsea i gatshëm ta shesë Jorginhon këtë verë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:07
Jorginho

Chelsea është i gatshëm të shesë mesfushorin Jorginho këtë verë, për çmimin e duhur.

Klubi londinez është i vetëdijshëm se Jorginho nuk është i kënaqur me situatën e tij në këtë klub.

Ai luajti vetëm 15 minuta në fitoren 3-2 të klubit ndaj Crystal Palace, hera e parë që hyri në fushë që nga rinisja e ligës pas tre muajve shkaku i pandemisë.

Sipas mediumit Goal.com, lojtari është i pakënaqur në Stamford Bridge dhe dëshiron të largohet.

Ish-trajner i tij Maurizio Sarri dëshiron ta marr Jorginho në Juventus gjatë verës.

Blutë janë gati të heqin dorë nga mesfushori, por duan të fitojnë shumicën e 57 milionë eurove që ata paguanin te Napoli për lojtarin në vitin 2018.

Është e paqartë nëse Juventusi mund të përputhet me atë shumë, veçanërisht pas nënshkrimit të Arthur nga Barcelona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat