Shkumbin Arsllani grumbullon ekipin në gusht

Futboll

Shkumbin Arsllani grumbullon ekipin në gusht

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:59
Shkumbin Arsllani grumbullon ekipin në gusht

Gjatë muajit gusht reprezentacioni U19 i Maqedonisë së Veriut që udhëhiqet nga seleksionuesi Shkumbin Arsllani do të ketë një grumbullim njëjavor. Grumbullimi do të jetë nga 10 gusht-15 gusht 2020.

Më datë 12 gusht është caktuar ndeshja miqësore kundër ekipit të Tikveshit, kurse ndeshja e dytë është paraparë me 15 gusht, ndërsa kundërshtari ende nuk është bërë i njohur.
Në muajin shtator është caktuar poashtu takim i kësaj gjenerate, edhe atë prej 06.09-12.09.

Do të luajnë dy ndeshje miqësore në Shkup kundër Turqisë U19. Ndeshja e parë është programuar me 08 shtator, kurse e dyta katër ditë më vonë.
Ndeshjet me Turqinë do jenë teste përfundimtare para ndeshjeve kualifikuese të tetorit në Çeki.

“Në përgjithësi ky vit nuk ka qenë në favor për ne. Kemi patur vetëm një mbledhje, që është shumë pak për këtë gjeneratë para kualifikimeve për Elitte Round. Arsyeja dihet, por do mundohemi që në ndeshjet kualifikuese të hyjmë sa më të përgatitur. Ky është maksimumi që mundemi këtë periudhë të vitit ta shfrytëzojmë për ndeshje, duke ditur se gjatë muajit gushtit ekipet kanë përgatitjet e tyre, kurse në shtator kemi vetëm një javë termin nga FIFA”, deklaroi seleksionuesi i U19 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat