Arbër Zeneli rikthehet te goli - Bota Sot
Arbër Zeneli rikthehet te goli

Futboll

Arbër Zeneli rikthehet te goli

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:20
Arbër Zeneli rikthehet te goli

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka arritur të shënojë golin e parë pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Skuadra e Reims në këto momente është duke luajtur një miqësore kundër Troyes.

Zeneli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 12-të. 25-vjeçari qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke mos pasur mundësinë që të paraqitet vetëm 6 minuta këtë sezon në Ligën e Francës.

Rikthimi i Zenelit te goli është një lajm shumë i mirë për kombëtaren e Kosovës por edhe për skuadrën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat