“Zidane-Ronaldo? Po, mund t’i marrim të dy” - Bota Sot
“Zidane-Ronaldo? Po, mund t’i marrim të dy”

Futboll

“Zidane-Ronaldo? Po, mund t’i marrim të dy”

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 06:20
Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane

Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane bashkë.

Jo te Real Madrid, jo tek Juventus, por te Marseille…

Kjo është ëndrra e Mohamed Ayachi Ajroud, biznesmeni franko-tunizian që është i interesuar për të blerë klubin francez.

Në një intervistë të dhënë për Le Figaro, ai ka pranuar se dëshiron t’i shikojë dy kampionët, njërin në fushë dhe tejtrin në stol, përsëri bashkë.

“CR7 është të mishërimi i respektit dhe disiplinës. Unë e adhuroj futbollin dhe aspektin fisnik të sportit”, ka thënë Ajroud.

“Nëse ëndërroj ta shikoj te Marseille? Gjithçka është e mundur, është bujar dhe jep gjithçka… Më emocionon”.

Fjalë të ëmbla për yllin e Juventus-it, por edhe për Zinedine Zidane.

“Villas-Boas po bën një punë të mirë, por çfarë do të te më të bukur se kthimi në shtëpi i Zidane? Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen…”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat