Mos të bëjmë budallallëqe...

Futboll

Mos të bëjmë budallallëqe...

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:57
Mos të bëjmë budallallëqe...

Xhenaro Gatuzo dhe Napoli janë njohur me kalendarin që e pret në Ligën e Kampioneve, në rast se arrijnë të kalojnë Barcelonën, pas barazimit 1-1 në vajtje, në “San Paolo”.

Por nëse trajneri do të presë ditën e sotme të konferencave për shtyp për të folur diçka mbi shortin e djeshëm në Nion, Gatuzo është parë shumë i karikuar në stërvitje.

Në pritje të duelit të së dielës me Milanin, trajneri i Napolit nuk ka nguruar që t’i ulërasë futbollistëve të tij, që diskutonin mbi shortin e sotëm, i cili nëse e sheh Napolin fitues me Barcelonën, do të presë me shumë mundësi Bajernin e Mynihut: “Mjaft me Barçën dhe Champions-in. Kokën te Milani. Mos të bëjmë budallallëqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat