Ronaldo: Ishte më shumë sesa një kupë - Bota Sot
Ronaldo: Ishte më shumë sesa një kupë

Futboll

Ronaldo: Ishte më shumë sesa një kupë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:19
Ronaldo: Ishte më shumë sesa një kupë

Në 10 korrikun e vitit 2016, Cristiano Ronaldo dhe Portugalia e tij fituan Kampionatin Europian, ku për herë të parë mori pjesë edhe Kombëtarja shqiptare.

Në finalen kundër Francës, ylli portugez u dëmtua dhe nuk mundi ta luante ndeshjen, por dha kontribut nga stoli duke motivuar të tijtë. Golin e fitores e shënoi Eder dhe i dhuroi trofeun e parë me kombëtaren Ronaldos.

“Kanë kaluar 4 vite nga ajo mbrëmje magjike ku fitova trofeun më të rëndësishëm të karrierës sime. Ishte më shumë sesa një kupë, ishte gjithçka”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Portugezi ka fituar gjithashtu edhe Ligën e Kombeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat