Parma konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Futboll

Parma konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:58
Parma

Një rast me koronavirus është konfirmuar te Parma.

Skuadra e Serie A, ka konfirmuar se kanë një anëtar të infektuar me COVID-19, por nuk bëhet fjalë për futbollist.

“Parma raporton se seria e fundit e testimeve zbuloi një rast me COVID-19 (jo futbollist)”, thuhet në deklaratë.

“Subjekti plotësisht asimptomatik u izolua menjëherë në përputhje me direktivat federale dhe ministrore”.

“Parma gjithashtu njofton se të gjithë anëtarët e tjerë të grupit kanë dalë negativ në testet për COVID-19, dhe kanë filluar izolimin në Qendrën Sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat