MKRS dhe MSh takohen sot, bisedohet për fatin e aktiviteteve sportive

Futboll

MKRS dhe MSh takohen sot, bisedohet për fatin e aktiviteteve sportive

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:18
MKRS dhe MSh takohen sot, bisedohet për fatin e aktiviteteve sportive

Pandemia e Covid-19 së fundi po shënon rritje të madhe në Kosovë, ku numri i të prekurëve dita-ditës po shtohet me intesitet të jashtëzakonshëm.

Vetëm dje, në Kosovë u regjistruan mbi 200 raste, të infektuar me këtë pandemi.

Lidhur me fatin e aktiviteteve sportive në vend, sot nga ora 19:00 do të ketë një takim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Kultur, Rini e Sport.

Lajmi për ‘Olle është konfirmuar nga drejtori i depertamentit të sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Në këtë takim, do të diskutohet për mundësit e veprimit në këtë gjendje të aktiviteteve sportive në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat