Vedat Muriqi është ankuar për filozofinë e lojës te skuadra e Fenerbahçes.
Sulmuesi shqiptar, i cili ka shënuar 15 gola këtë edicion me klubin e madh turk, ka një ankesë për bashkëlojtarët e tij.
Duke deklaruar se ai është në përgjithësi i vetmuar në sulm, reprezentuesi i Kosovës tha:
"Unë mendoj se duhet të jemi më shumë në zonën e kundërshtarit, dhe ta kem dikë pranë vetes, ma lehtëson punën time".
"Nëse jam i vetmuar, atëherë gjithçka dështon", tregon më tej ylli nga Prizreni.
"Unë jam një sulmues, duhet të shënoj gola, dhe më duhet ndihmë. Nuk jam duke menduar individualisht, por për sukseset e skuadrës", shtoi Muriqi.
Ndryshe, sulmuesi nga Kosova ka realizuar 15 gola në 30 ndeshje kampionale këtë edicion si dhe ka dhuruar gjashtë asistime.