Messi barazon rekordin 17-vjeçar të Henryt, ndërsa bëhet i pari në histori të La Ligas me këtë arritje - Bota Sot
Messi barazon rekordin 17-vjeçar të Henryt, ndërsa bëhet i pari në histori të La Ligas me këtë arritje

Futboll

Messi barazon rekordin 17-vjeçar të Henryt, ndërsa bëhet i pari në histori të La Ligas me këtë arritje

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:20
Lionel Messi

Lionel Messi vazhdon të shkruaj emrin e tij me shkronja të harta në historinë e futbollit spanjoll dhe atij botëror me rekorde e tij të njëpasnjëshme.

Edhe pse tashmë ka 33 vite mbi supet e tij, Messi vazhdon të mahnit me formën e vazhdueshme me ekipin e Barcelonës.

Ylli argjentinas po vazhdon gjithashtu të arrij rekorde të mëdha, por edhe të vendos rekorde të reja me golat dhe asistimet e tij.

Një të tillë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e ka arritur edhe sot (e shtunë) gjatë ndeshjes së Barcelonës në udhëtim te Valladolidi.

Messi ka arritur të asistojë në minutën e 15-të te Arturo Vidalin për golin e epërsisë 1-0 ndaj Valladollit dhe me këtë asistim argjentinas ka vendosur rekord në La Liga.

Sulmuesi magjik bëhet lojtari i parë në histori të kampionatit spanjoll që arrin t’i bëjë mbi 20 gola dhe 20 asistime brenda një sezoni në La Liga.

Përveç kësaj, Messi ka thyer rekordin e vendosur para 17 vitesh nga legjenda e Arsenalit, Henry, i cili mbante këtë rekord në të gjitha kampionatet elitare evropiane.

Henry kishte arritur kuotën e mbi 20 golave dhe asistimeve me Arsenalin në sezonin 2002/03, me 24 gola dhe 20 asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat