Sterling shënon het-trik, Manchester City deklason Brightonin - Bota Sot
Sterling shënon het-trik, Manchester City deklason Brightonin

Futboll

Sterling shënon het-trik, Manchester City deklason Brightonin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:50
Sterling shënon het-trik, Manchester City deklason Brightonin

Skuadra e Manchester Cityt fare nuk ka treguar mëshirë për Brightonin, duke e deklasuar me rezultat 5:0. 
Vendasit nuk kishin kaçik ta frenonin sulmin si stuhi të “qytetarëve”, të cilët importuan tri pikë për statistikë! 

Golat i shënuan Sterling (21', 53' e 81'), Gabriel Jesus (44'), Silva (56'). Raheem Sterling  e kishte mbrëmjen e tij, shënon he-trik. 

Duhet veçuar golin e parë të minutës së 21-të, kur Sterling nga rreth 20 metra me goditje të fortë fërfëlloi topin në këndin e majtë të poshtëm të rivalit. 

Manchester City është në vend të dytë me 72 pikë pas 35 jave në Premier League, ka 21 me pak se Liverpooli dhe Brighton është në atë të 15-tën me 35 sosh. 

James Vardy i Leicester Cityt prinë në listën e shënuesve me 22 gola, ndërsa Sterling është i katërti në listë me gjithsej 17 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat