I dehur - Bota Sot
I dehur

Futboll

I dehur

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:53
I dehur

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka humbur të drejtën e patentë shoferit të tij pasi i kap duke vozitur në gjendje të dehur, raporton “Corriere della Sera”.

Policia e ndoqi Brozovicin në makinën e tij të tipit “Rolls Royce Cullinan” në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi hyri në semafor të kuq afër një lokali nate në Milano.

Policia e ndaloi makinën dhe ia bëri testimin për alkool, derisa ai e kishte tejkaluar limitin e lejuar.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta ftojë reprezentuesin kroat në ndeshjen e nesërme ndaj Torinos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat