Sevilla kualifikohet në Champions

Futboll

Sevilla kualifikohet në Champions

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:48
Suso

Me humbjen e Villareal brenda fushe përballë Real Sociedad ka ardhur automatikisht edhe kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm te Sevilla.

Diferenca e ekipit andaluz me vendin e pestë (aktualisht Villareal) është 9 pikë kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.

Nëse “nëndetësja e verdhë” do të kishte fituar do të mbante ende hapur gjithçka por kjo nuk ka ndodhur (Sociedad e mundi 2-1).

Blindimi i vendit të katërt dhe kualifikimi i Sevillas në Champions bëhet kështu një motiv kënaqësie për Milanin. Në arkat e klubit, në fakt, sipas akordeve, do të futen plot 24 milionë euro, fryt i blerjes  – e bërë e detyrueshme – të Susos nga spanjollët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat