Kamberi mund të shkojë në “Champions League” me ekipin zviceran

Futboll

Kamberi mund të shkojë në “Champions League” me ekipin zviceran

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:57
Kamberi mund të shkojë në “Champions League” me ekipin zviceran

Florian Kamberi është një tjetër lojtar i Shqipërisë që kërkohet shumë në merkaton e verës. Për shkakun se ka luajtur dhe ka marrë vlerësime në futbollin skocez, me duelet më të forta nga shumë kampionate të tjera në Europë, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave angleze.

Norëich, Middlesbrough, Hull and Huddersfield janë të interesuara për të transferuar sulmuesin 25-vjeçar duke i pëlqyer profili i tij. Por nuk mbaron me kaq pasi të tjera sirena vijnë nga Zvicra.

St Gallen që aktualisht po mban vendin e parë në elitën e këtij kampionati dhe ka mundësinë për të mbërritur në “Champions League” ka nisur negociatat me Hibernian.

Mbetet të shihet se cila prej këtyre skuadrave do të kënaqë me ofertën e saj Hibernianin që zotëron kartonin e Kamberit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat