Manchester United pritet të ofrojë 110 milionë euro për transferimin e Sanchos

Futboll

Manchester United pritet të ofrojë 110 milionë euro për transferimin e Sanchos

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 13:09
Jadon Sanchos

Borussia Dortmund është në pritje të një oferte prej afro 110 milionë euro për transferimin e Jadon Sanchos nga Manchester United.

Ylli i Dortmundit aktualisht është shënjestra kryesore e United për tu transferuar gjatë kësaj vere.

Sipas ‘Bild’, nëse skuadra e Solskjaer përfundon në mesin e katër skuadrave të para në Premier Ligë ata do të bëjnë një ofertë gjigante për futbollistin.

United ka treguar që një kohë të gjatë interesimin e tyre për transferimin e Sanchos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat