Lampard: VAR-i është duke e favorizuar Manchester Unitedin

Futboll

Lampard: VAR-i është duke e favorizuar Manchester Unitedin

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:28
Solskjer dhe Lampard

Frank Lampard ka pranuar se shqetësohet me faktin se Manchester Unitedi po favorizohet nga vendimet e VAR-it dhe këto deklarata kanë ardhur pikërisht para përplasjes së Chelseat me Djajtë e Kuq në kuadër të FA Cup në Wembley.

United ka pasur një sërë vendimesh të mëdha në favor të tyre këtë sezon, ku i fundit ishte të enjten kur Crystal Palacet iu anulua një gol i Jordan Ayeë për një pozitë jashtë-loje margjinale, përpara se Victor Lindelof të rrëzonte Wilfried Zaha në zonë, por penalltia nuk u dha.

Kryetari i Crystal Palace, Steve Parrish u ankua në profilin e tij në Twitter pas ndeshjes duke thënë “A është i prishur VAR-i?”.

Liga Premier konfirmon gabimet nga VAR: U akorduan dy penallti të paqena, ndërsa ndërhyrje në Kane është dashur të jepet penallti

Pas fitores 2-0 të Unitedit në Stamford Bridge në shkurt, Lampard u ankua për VAR-in i cili anuloi një gol të Kurt Zouma dhe duke mos akorduar një karton të kuq të Harry Maguire.

“Njerëzit thanë se do të favorizohen ekipet e mëdha ndoshta, për shkak të presionit ose ndikimit të tifozëve”, ka thënë fillimisht Lampard të premten.

“Por ato ditë kanë shkuar. VAR-i ka hyrë brenda për të provuar dhe ndryshuar atë, jo vetëm duke favorizuar ekipet, por thjesht për të marrë vendimin e duhur”.

“Gjithnjë ekziston një element njerëzor ndaj VAR-it, por, dhe qartësisht ata duhet të marrin një vendim. Gjëja konfuze kishte kohëve të fundit, dhe ajo të enjten në mbrëmje, është se është një vendim shumë, shumë i qartë dhe i dukshëm kjo ishte e gabuar dhe nuk u shqyrtua dhe u ndryshua”.

“Disa prej tyre kanë ndodhur dhe kjo është e çuditshme. Unë do të doja të mendoj se me VAR duhet të jesh i gjykuar drejt. Disa mund të shkojnë kundër teje apo jo, por ne duket se jemi në një periudhë ku, për sa i përket Manchester Unitedit, ata kanë disa vendime në favor të tyre. Do të ishte mirë që VAR-i të punonte në favorin tonë”, përfundoi anglezi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat