Ronaldo ka arritur marrëveshjen me klubin anglez

Futboll

Ronaldo ka arritur marrëveshjen me klubin anglez

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:44
Ronaldo ka arritur marrëveshjen me klubin anglez

Media spanjolle “Don Balon” ka raportuar ditën e sotme se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka arritur një akord me klubin e Newcastle-t dhe pritet të transferohet në kampionatin anglez sezonin e ardhshëm.

Sipas “Don Balon”, Ronaldo ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga sauditët që janë vetëm një hap marrjes së pronësisë së klubit të Premier League dhe duan të prezantojnë portugezin si blerjen e parë të klubit.

Momentalisht thuhet se palët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, por portugezi ka ruajtur të drejtën që të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën verën e ardhshme, vetëm për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e 2018-ës, por momentalisht raportohet se nuk është i lumtur në Torino, megjithatë ka kontratë deri më 2022-shin me bardhezinjtë dhe për t’u transferuar te Newcastle, do të duhet të marrë edhe miratimin e italianëve.

Deri tani asnjë nga palët nuk ka reaguar të japë konfirmime apo mohime të këtyre negociatave, ndërsa vetëm fundi i sezonit do të mund të sjellë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat