Messi thyen rekordin disavjeçar të Xavit, bëhet lojtari me më shumë asistime brenda një sezoni në La Liga

Futboll

Messi thyen rekordin disavjeçar të Xavit, bëhet lojtari me më shumë asistime brenda një sezoni në La Liga

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 19:49
Xavi dhe Messi

Lionel Messi ka vendosur një rekord të ri për numrin e asistimeve në La Liga në një sezon të vetëm, duke tejkaluar ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelonëa, Xavi.

Ylli i Barcelonës po vazhdon të thyej rekorde dhe të shkruaj emrin e tij në historinë botërore të futbollit dhe në veçanti atë spanjoll.

Prej vetëm 45 eurove – këto janë ofertat e vikendit në Grand Blue Fafa Resort

Barcelona fitoi 0-5 në udhëtim te Alavesit të dielën pasdite dhe asistimi i Messit tek goli i parë i shënuar nga Ansu Fati ishte rekord në vete për argjentinasin.

Ky ishte asistimi numër 21 i Messit në La Liga këtë sezon, duke thyer rekordin e ish-shokut të tij të skuadrës, Xavi, të vendosur në 2008-09.

Messi barazoi rekordin e Xavit në fitoren e javës së kaluar 1-0 ndaj Real Valladolidit, kur ai u bë lojtari i parë në La Liga që regjistroi mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime në sezon të vetëm.

Përveç asistimit për Ansu Fati, Messi shënoi edhe dy gola ndaj Alavesit duke e quar në 25 numrin e golave në këtë sezon.

Sulmuesi argjentinas është afër të fitojë çmimin ‘Pichichi’ pasi ndjekësi i tij më i afërt, Karim Benzema, ka 21 gola dhe një ndeshje për të luajtur.

Në rast se Messi e fiton këtë trofe individual, kjo do të ishte hera e shtatë në karrierën e tij, ndërsa argjentinasi arrin në sezonin e tij të 11-të radhazi që shënon 25 apo më shumë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat