Gotze te Monaco?

Futboll

Gotze te Monaco?

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 08:50
Mario Gotze

Mario Gotze mund të përfundojë në Ligue 1.

Tash e disa kohë, Mario Gotze është në mesin e lojtarëve më të përfolur në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Mesfushori gjerman ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë karrierën e tij te Dortmund dhe tashmë po shikon për një skuadër të re.

Emri i lojtarit lidhej me skuadra nga Serie A, por raportimet e fundit hapin dritare të reja për Gotze.

Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Gotze mund t’i bashkohet Niko Kovac te Monaco.

Lojtari do të kalonte te Monaco si transferim i lirë, meqë kontrata e tij ka skaduar.

28 vjeçari ka humbur vendin e tij në planet e Lucien Favre në ‘Signal Iduna Pak’. Kujtojmë se edhe Fiorentina është fuqishëm në garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat