Zyrtarët e ndeshjeve të javës së 32-të në Superligën e Kosovës

Futboll

Zyrtarët e ndeshjeve të javës së 32-të në Superligën e Kosovës

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:21
Superliga

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale të sezonit, ku kanë mbetur edhe dy xhiro për të zhvilluar.

Ditën e mërkurë, zhvillohen pjesa më e madhe e ndeshjeve, ku kryesorja është ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Në stadiumin ‘Agim Ramadani’ në Gjilan, luhet derbi që do t’i hap rrugë të madhe rrjedhës për titull në xhiron e fundit.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Tefik Maloko, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe Erduan Baliqi.

Listën e plotë të ndeshjeve dhe caktimin e gjyqtarëve i gjeni në pjesën e mëposhtme.
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat