Sane zbulon detaje nga vendimi për t’u larguar

Futboll

Sane zbulon detaje nga vendimi për t’u larguar

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:17
Sane zbulon detaje nga vendimi për t’u larguar

Leroy Sane tashmë i takon të kaluarës në Manchester City. Megjithatë, përkundër insistimit me të cilin ai e kërkoi transferimin në Bayern Munich, tani është hedhur poshtë lajmi se Pep Guardiola kishte gisht në këtë vendim.

Sane e sqaroi se, përkundër disa lajmeve, ai e kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Guardiolës dhe e kishte pasur të tillë deri në ditën e tij të fundit në Emirates.

“Ne e kemi një marrëdhënie të mirë. Nuk pati asnjë moment kur njëri prej nesh u lodh nga tjetri dhe unë jam shumë mirënjohës për gjithçka që ai më ka mësuar”, ka thënë Sane, në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane Bild.

“Pep Guardiola më ndihmoi të arrijë në një nivel kaq të lartë. Ai është një person tejet detajist, i cili dëshiron ta nxjerrë më të mirën nga secili lojtar. Ai është insistues me taktikat e tij, gjë që unë e shoh si pozitive”.

“Nuk e pata të lehtë të largohem. Unë doja të qëndroja për Pepin dhe për atë skuadër të mrekullueshme, por unë vendosa të provoj diçka të re. Projekti i Bayernit m’u përshtat në mënyrë të përsosur, kështu që unë e mora atë vendim”.

Sane kishte qenë afër transferimit në Bayern Munich edhe kur kishte vendosur të shkonte në Manchester City, por ai kishte dashur ta dëshmonte veten jashtë Gjermanisë. Tani, ai është kthyer në vendlindje për të luajtur për kampionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat