Ballkani e respekton kampionin, mirëpo ende nuk ka vendosur për “Gardën e Nderit”

Futboll

Ballkani e respekton kampionin, mirëpo ende nuk ka vendosur për “Gardën e Nderit”

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:46
Foto

Drita është shpallur kampion i Superligës së Kosovës, një java para përfundimit të këtij stinori.

Skuadra nga Gjilani arriti ta fitoj titullin e tretë në histori, pas barazimit në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballknait.

Ndeshjen e fundit, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu do ta luajë në Suharekë, ndaj Ballkanit, ndeshje ku edhe do ta pranojë trofeun e më të mirit këtë stinor.

Mirëpo, a do ta respektojë skuadra e Ballkanit, kampionin duke i bërë “Gardën e Nderit”?

Në një prononcim, drejtori i skuadrës nga Suhareka Avni Bytyçi është shprehur se Ballkani do ta respektojë në maksimum kampionin, mirëpo ende nuk kanë vendosur se a do ti bëjnë “Gardën e Nderit”, skuadrës nga Gjilani.

“Të them të drejtën nuk kemi menduar fare për këtë, nuk e di si të përgjigjëm. Megjithatë në ditët në vijim do të diskutojmë dhe do të vendosim. Duhet ta respektojmë deshëm apo nuk deshëm tashmë Drita është kampion, këtë fakt duhet respektuar”, tha Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat