Konfirmohet

Futboll

Konfirmohet

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:34
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta madrilene Marca presidenti Florentino Perez dhe tekniku francez kanë biseduar mes tyre pas përfundimit të kampionatit dhe është zyrtarizuar vazhdimësia e Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.

Fitimi i titullit të 34-t në historinë e klubit ka shuar çdo dyshim përsa i përket të ardhmes së Zidane, me presidentin Perez që në një intervistë ka përdorur fjalë të ëmbla për trajnerin francez.

“Zidane është një bekim për Realin e Madridit”, ka deklaruar Perez kur skuadra fitoi matematikisht titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat