Tri skuadra nga Bundesliga kërkojnë Calhanoglu

Futboll

Tri skuadra nga Bundesliga kërkojnë Calhanoglu

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 17:19
Hakan Calhanoglu

Hertha Berlin, RB Leipzig dhe Schalke janë të interesuara për për nënshkrimin e Hakan Calhanoglu.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, Calcimercato.

Një luftë mes treshes së Bundesligës mund të “ndizet”, me synimet e tyre për të sjellë sërish në Gjermani ish mesfushorin e Bayer Leverkusen.

Sidoqoftë, Milan nuk janë të gatshëm të shesin Calhanoglu, duke shpresuar që ai të nënshkruajë kontratë të re, për të qëndruar në ‘San Siro’ përtej vitit 2021.

Mesfushori 26 vjeçar turk, këtë sezon në fanellën e Milanit ka shënuar tetë gola në 33 ndeshje në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat