Sarri afër rekordit në Serie A - Bota Sot
Sarri afër rekordit në Serie A

Futboll

Sarri afër rekordit në Serie A

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 13:24
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri mund të vendos një rekord interesant në Serie A.

Trajneri i Juventus, Sarri, mund të bëhet trajneri më i vjetër që arrin të fitojë ‘Scudetton’.

Me 61 vite dhe gjashtë muaj mbi supet e tij, Maurizio Sarri pritet të jetë trajneri më i vjetër që fiton titullin e kampionit në Serie A.

Gjithçka që i duhet trajnerit italian është një fitore e skuadrës së tij sonte kundër Sampdoria.

‘Biankoneri’ mund të vendosin edhe rekorde të tjera me një fitore sonte, por kjo me Sarri duket më interesantja.

Trajneri më i vjetër që ka fituar një Serie A deri më tani është Nils Liedholm, me skuadrën e Romës në vitin 1983, si 60 vjeçar + shtatë muaj.

Mbetet të shihet nëse Sarri sonte do të zyrtarizohet si fitues i ‘Scudetto’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat