Hysajt iu deshën 188 ndeshje e gjashtë vjet për ta shënuar golin e tij të parë: Ia dedikon gruas

Futboll

Hysajt iu deshën 188 ndeshje e gjashtë vjet për ta shënuar golin e tij të parë: Ia dedikon gruas

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 20:02
Elseid Hysaj

Iu desh të priste 188 ndeshje e gjashtë vjet në Serie A për të shënuar golin e tij të parë, që në fakt rezultoi vendimtar për të marrë tre pikët për Napolin.

Dikush në rrjetet sociale edhe ironizoi: “Ky 2020 do të kujtohet më shumë për golin e Hysaj se për Koronavirus”.

Batutat mënjanë, kapiteni i Shqipërisë po shijon momentin: “Jam shumë i lumtur për këtë gol të parë me fanellën e kaltër, shumë bukur! Nuk ishin tifozët por po e shijoj gjithësesi, ia dedikoj gruas, vajzës sime e familjes, shpresoj të ketë të tjerë”.

Mbrojtësi anësor është në formë të mirë e mendon për sfidën Champions. “Ishin katër gola e edhe gabimet tona, fatmirësisht ka VAR! Duhet të bëjmë kujdes tek detajet e vogla. Sassuolo luan topin si Barcelona, natyrisht niveli i lojtarëve do të jetë shumë i lartë, duhet të shohim detajet e të përmirësojmë dy-tre gjëra, pastaj do jemi gati”.

Është folur shpesh për një Hysaj në dalje, sidomos në periudhën e Carlo Ancelotti që e përdori pak, pastaj me Gattuson erdhi rimotivimi: “Jam mirë, jam i qetë e duket në fushë, Napoli është shtëpia ime, do ta shijoj deri kur të vijë rinovimi ose jo, në futboll nuk dihet kurrë. Të flas me shoqërinë në fund të sezonit? Po, por më parë ka një tjetër ndeshje të rëndësishme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat