Kujt ia dedikon titullin Cristiano Ronaldo?

Futboll

Kujt ia dedikon titullin Cristiano Ronaldo?

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 08:06
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është shpallur mbrëmë kampion i Serie A, me skuadrën e Juventus.

Tri pikët e fituara kundër Sampdoria kanë bërë që Juventus edhe zyrtarisht të jetë kampion i Serie A.

Ky titull erdhi në një kohë shumë të vështirë dhe mund të konsiderohet si titull special, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Lidhur me situatën është kujtuar edhe portugezi CR7, i cili madje ka një dedikim të veçantë të këtij triumfi. Ai ia dedikon titullin të gjithë tifozëve që po përballen me Covid-19.

“E kryer! Kampionë të Italisë. I kënaqur për titullin e dytë radhazi dhe kontributin në bërjen e historisë me këtë klub të madh”, ka shkruar Ronaldo në ‘Instagram’.

“Ky titull i dedikohet të gjithë tifozëve të Juventus, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga pandemia që na ka goditur befas të gjithëve”, ka shtuar mes tjerash ylli i Juve.

Ronaldo këtë sezon ka shkuar tashmë në kuotën e 35 golave, duke gjetur rrjetën edhe mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat