Bonucci: Titulli më i vështirë dhe më i bukur deri më tani në Serie A

Futboll

Bonucci: Titulli më i vështirë dhe më i bukur deri më tani në Serie A

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 08:28
Bonucci

Bonucci është shprehur tejet i lumtur me suksesin e Juventus në Itali.

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, ka dhënë disa komente pas ndeshjes së mbrëmshme ku Juve siguroi titullin e kampionit.

Leo ka thënë se ky titull i Serie A ishte ndoshta më i bukuri në karrierën e tij me Juventus, por njëkohësisht më i vështiri.

“Ishte titulli më i bukur, sepse ishte më i vështiri”, ka thënë Bonucci.

“Ne filluam një epokë të re, një filozofi të re, kishim shumë probleme, por ne vazhduam të japim maksimumin gjithë kohën, edhe kur kishim rënie”, ka shtuar italiani.

Tri pikët e mbrëmshme në fitoren 2:0 i kanë siguruar Juves matematikisht edhe titullin e nëntë në Serie A, në nëntë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat