Sarri: Nëse Juve fitoi me mua në krye, duhet ta dimë se jemi shumë të mirë

Futboll

Sarri: Nëse Juve fitoi me mua në krye, duhet ta dimë se jemi shumë të mirë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 08:53
Sarri

Maurizio Sarri nuk ka kursyer lëvdatat për lojtarët e tij.

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka folur lidhur me triumfin e Juventus në Serie A.

Mbrëmë, me fitoren 2:0 kundër Sampdoria, Juve siguroi edhe titullin e nëntë të kampionit në nëntë vitet e fundit.

Pas këtij triumfi, Sarri ka thënë se lojtarët janë shumë të mirë, nëse ata veçse kanë arritur të triumfojnë nën urdhrat e tij.

“Ju kam thënë atyre se nëse fitojnë me mua që nuk kam fituar asnjëherë, atëherë ata janë vërtetë të mirë”, ka thënë Sarri.

“Ditën e parë kur je aty sheh njerëz, jo vetëm lojtarë të klasit botëror. Me kohën që kalon, raportet ndryshojnë”, ka shtuar italiani.

Ky është suksesi i parë i Sarri. Ai ka qenë edhe më parë në Serie A, kur drejtonte Napolin, por nuk arrinte më shumë sesa pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat