Javier Tebas refuzon të dorëhiqet nga posti i presidentit të La Ligës

Futboll

Javier Tebas refuzon të dorëhiqet nga posti i presidentit të La Ligës

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:33
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes nga pozicioni i tij pas akuzave për përfshirjen e tij te Fuenlabrada.

Sipas asaj që raportuan mediat në Spanjë javën e kaluar, kreu i ligës spanjolle thuhet se ka aksione në klubin që luan në ligën e dytë.

Më tej është zbuluar se ato aksione nuk janë në emrin e tij, por të djalit, që është pjesë e bordit të Fuenlabradas.

Tebas ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se ai nuk ka të bëjë asgjë me klubin spanjoll dhe nuk është përfshirë asnjëherë.

Hetimet kanë filluar në lidhje me këtë rast dhe nëse presidenti i La Ligës shpallet fajtor, atëherë ai do të shkarkohet.

Kujtojmë se Iker Casillas po tenton të marrë drejtimin e La Ligës, pasi portieri legjendar tashmë ka konfirmuar këtë dëshirë, por nuk do të përjashtonte as atë të Federatës Spanjolle. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat