Rashica: Më pëlqen shumë Superliga e Kosovës, i shikoj akoma ndeshjet e klubeve të Kosovës

Futboll

Rashica: Më pëlqen shumë Superliga e Kosovës, i shikoj akoma ndeshjet e klubeve të Kosovës

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:22
Milot Rashica

Milot Rashica, ylli i Werder Bremenit thotë se i shikon akoma ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Rashica ka shkëlqyer në këtë sezon – ku ka shënuar 11 gola me Werder Bremenin.

Ylli ka luajtur në të kaluarën tek Llamkos Kosova dhe thotë se është shumë mirënjohës për klubin e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se akoma i shikon ndeshjet e Superligës së Kosovës – pasi i pëlqejnë mjaft shumë.

“Më tërheq m’i përcjell ndeshjet e Kosovës. Mua më duken shumë interesant ndeshjet e Superligës, pasi e di se ku kam kaluar”, ka theksuar Milot Rashica për Sports Show.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat