Krasniqi s’ka dyshime: Jemi më të mirë se Ballkani

Futboll

Krasniqi s’ka dyshime: Jemi më të mirë se Ballkani

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:39
Krasniqi s’ka dyshime: Jemi më të mirë se Ballkani

Mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi, mendon që skuadra e tij është favorite në finalen ndaj Ballkanit sot. 

“Në ndeshje të tilla më shumë kryen punë përvoja e lojtarëve sepse është vetëm një ndeshje. Por, normal e kemi kualitetin”.

”Besoj që edhe Ballkani e ka kualitetin shumë të mirë. Por, mbetet të shihet se cili ekip do t’ia arrijë qëllimit”, deklaroi Krasniqi në “Super Sport Kosova”.

“Pa diskutim mendoj se Prishtina është më e mirë në të gjitha aspektet”, shtoi mesfushori.

Për Prishtinën kjo do të jetë finalja e 10-të jubilare, teksa e kërkon trofeun e 7-të dhe pjesëmarrjen e 4-të në Evropë.

Ndërkohë, Ballkani ndodhet për herë të parë në finale dhe synon që ta fitojë atë dhe të luaj në Evropë.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit nis nga ora 17:45.

Takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat