Alcantara kushton 30 milionë euro

Futboll

Alcantara kushton 30 milionë euro

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:27
Thiago Alcantara

Bayern Munchen ia ka caktuar çmimin prej 30 milionë eurosh mesfushorit të vet, Thiago Alcantara, shkruan Sport Bild.

Spanjollit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale, dhe së fundi është lidhur ngushtë me një kalim te Liverpool-i.

Më herët atij i ishte ofruar një kontratë e re nga bavarezët, mirëpo 29 vjeçi e kishte qartësuar se do të preferonte të niste një sfidë të re larg Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat