Milani fiton me rezultat bindës ndaj Sampdorias

Futboll

Milani fiton me rezultat bindës ndaj Sampdorias

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:55
Foto nga ndeshja

Milani e ka mposhtur 4-1 Sampdorian në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Pas vetëm katër minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Zlantan Ibrahimoviciti që u asistua nga Ante Rebic.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, derisa në të dytën u shënuan edhe katërtë tjerë.

45 minutëshi i dytë filloi sërish më mirë për skuadrën e Stefano Piolit, pasi shënuan edhe golin e dytë me anë të Hakan Calhanouglut (54’) me një ndihmë nga sulmuesi suedez.

Pas vetëm katër minutash, Ibrahimovic arriti të shënonte golin e tretë dhe të dytin personal në këtë takim.

E gjitha çfarë Sampdoria arriti të bënte ishte goli i vetëm ne minutën e 87-të me anë të Kristoffer Askildsen.

Milani nuk u ndal me kaq dhe arriti të vuloste fitoren me golin e shënuar nga Rafael Leao (90+2).

Pas javës së 37-të, Milani gjendet vendin e gjashtë me 63 pikë dhe kështu ka siguruar një vend në kualifikimet e Ligës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat